Tottenhami nuk heq dorë për Muriqin

Futboll

Tottenhami nuk heq dorë për Muriqin

Më: 7 prill 2020 Në ora: 13:29
Tottenhami nuk heq dorë për Muriqin

Fotomac raporton se Fenerbahce nuk do të pranojë ta shesë sulmuesin Vedat Muriqin përveç nëse ndonjë klub pranon të paguajë rreth 20 milionë euro për të gjatë verës, mes interesimit të Tottenhamit, Lazios dhe Napolit për 25-vjeçarin.

Gjiganti turk e vlerëson kosovarin rreth 20 milionë euro dhe nuk do të jenë të gatshëm të negociojnë për shitjen e tij nën këtë vlerë. Megjithatë, kjo shumë është më e ulët sesa ato të raportuara më parë, si 30 e 50 milionë euro.

Kanarinat e Verdha do të duhet ta gjejnë edhe një zëvendësues për Muriqin nëse ai largohet në fund të kësaj vere. Në mesin e zëvendësuesve të mundshëm të Muriqin janë Dries Mertens, Edinson Cavani dhe Olivier Giroud.

Muriqi ka qenë i përfolur për një largim nga Fenerbahce vazhdimisht përgjatë sezonit 2019/20, shkaku i paraqitjeve të tij mbresëlënëse në Superligën turke, si dhe me Kombëtaren e Kosovës.

Në mesin e klubeve që ka shprehur më së shumti interesim për Muriqin është edhe Tottenhami i Jose Mourinhos, që, sipas Sport Witness, vazhdon të jetë ende i interesuar për sigurimin e shërbimeve të tij.

Më herët këtë sezon, Tottenhami kishte dërguar skautë për ta shikuar Muriqin në disa ndeshje, mirëpo klubi londinez nuk kishte bërë zyrtarisht ndonjë ofertë për të gjatë afatit kalimtar të janarit, përkundër mungesave të mëdha në skuadër shkaku i lëndimeve.

Muriqi i ishte bashkuar Fenerbahces nga Rizespori për 3.5 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të kaluar dhe i ka shënuar 15 gola në të gjitha garat që nga atëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat