Panucci: Ditët i kaloj si të gjithë italianët

Futboll

Panucci: Ditët i kaloj si të gjithë italianët

Më: 7 prill 2020 Në ora: 14:16
Panucci: Ditët i kaloj si të gjithë italianët

Një futbollist i madh dhe me personalitet, por pa “qullosur” dot gjë si trajner, edhe pse u mundua të mëkëmbej në kjëtë drejtim nën hijen e Fabio Capello. Christian Panucci u bë pjesë e historisë së kombëtares sonë kuqezi, por për fat të keq nuk do të mbahet mend për gjëra pozitive. Ai do ta festojë 47-vjetorin (më 12 prill) i izoluar në shtëpi, si krejt italianët, prej pandemisë së “Coronavirus”. Karantinën po e kalon në Grottaferrata, në Castelli, larg djalit të tij, Juan, i cili jeton me nënën, Isabel Luiz, në Savona. 
Që prej shkarkimit nga stoli kuqezi, ish-lojtari i Real Madridit, Milanit, Romës etj., pret njëmundësi të re. Për mediat italiane, ai ka dhënë një intervistë: “Ditët i kaloj si të gjithë italianët, në shtëpi. Vazhdoj të informohem, kam një kopsht, ku mund të stërvitem dhe të bëj disa punë shtëpiake. Pastaj shoh ndeshjet, në njëfarë mënyrë e rregulloj veten.

Që kur u largova nga Shqipëria, marsin e kaluar, nuk kam pranuar asnjë propozim. Nuk u ndjeva gati për një eksperiencë tjetër. Tani, ai kapitull është mbyllur dhe jam duke pritur për diçka interesante.

Natyrisht, të gjithë jemi duke pritur që bota e futbollit të fillojë përsëri. Me kushtet aktuale, vështirë të bëhen parashikime. Para se të filloni përsëri, duhet të jeni absolutisht të sigurt se asgjë nuk do të ndodhë. Në këtë moment, ata që vendosin interesat para pasurisë së vetme të njeriut, që është shëndeti, e humbasin vëmendjen. Jeta është vlera më e madhe.

Damiano Tommasi, president i AIC, duhet të menaxhojë rastin e mprehtë të shkurtimit të pagave të lojtarëve? Futbollistët që fitojnë shumë para mund të heqin dorë nga 50 për qind e pagave të dy muajve të fundit. Por, ka shumë lojtarë, madje edhe në Serie B, të cilët fitojnë 100.000 euro në vit, me kredi për të paguar dhe familje për të krijuar. Situata është shumë e ndërlikuar.

Serie A? Para se të ndalej kampionati, deklarova se Juventusi është gjithmonë favorit, Lazio ka bërë diçka të jashtëzakonshme, Interi është në rrugën e ndërtimit të një skuadre të rëndësishme, Atalanta ka qenë një konfirmim i frikshëm, hyrja në tetë të parat në Europë është një rezultat i jashtëzakonshëm, rezultati i një programimi të shkëlqyeshëm. Roma është një ekip cilësor, ndonjëherë shumë i brishtë. 

Çfarë ideje kam krijuar për punën e Fonseca? Më pëlqen shumë për idetë, për mënyrën si imponohet, për faktin se u dashurua me Romën dhe nuk mund të ishte ndryshe. Ai e menaxhon mirë presionin, skuadra luan mirë, por, ndonjëherë, është shumë e brishtë. Ai ka të rinj me vlera që duhet të rriten. Mendoj se është njeriu i duhur për të bërë një punë të shkëlqyer në perspektivë. Vitin e kaluar, lamtumira e Tottit dhe De Rossit pati pasoja të forta në ambientin verdhekuq. 

Francesco ishte gati 41 vjeç kur u tërhoq. Kur dikush e bën historinë e Romës, kurrë nuk do të dëshironit që të ndalet. Unë mendoj se Totti duhet të ndihet i privilegjuar për faktin se ka qenë protagonist deri në moshën 40-vjeçare, por nuk ishte e lehtë të menaxhohej lamtumira e tij. Gjëja e bukur është që historia e tij duhet të mbetet në Romë, çdo gjë tjetër shkon në plan të dytë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat