Liverpooli nuk i duron protestat e kritikat

Futboll

Liverpooli nuk i duron protestat e kritikat

Më: 7 prill 2020 Në ora: 14:24
Liverpooli nuk i duron protestat e kritikat

Kandidati potencial për titullin e Premierligës këtë edicion, Liverpooli, është penduar për një rast.

Klubi i mirënjohur anglez kishte vendosur që t'i fusë puntorët teknikë në skemën e pagave të qeverisë britanike.

Për këtë gjë Liverpooli tani duket se është penduar mjaft shumë.

Ky vendim i Liverpoolit ishte pritur me protesta, me akuza e me kritika të shumta.

Madje as trajneri dhe futbollistët nuk e përkrahën këtë vendim.

Megjithatë, drejtori i klubit Peter Moore me anë të një njoftimi në uebsajtin zyrtar ka bërë me dije se vendimi është tërhequr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat