Tovërlani: Jam për t’i përfunduar në fushë dhe jo në tavolina...

Futboll

Tovërlani: Jam për t’i përfunduar në fushë dhe jo në tavolina...

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2020 Në ora: 15:16
Tovërlani: Jam për t’i përfunduar në fushë dhe jo në tavolina...

Si çdo kund në botë edhe në Kosovë sporti është pezulluar që nga data 13 mars, për shkak të një armikut të padukshëm, virusit korona.

Trajneri më i trofeshëm në Kosovë, Afrim Tovërlani, ish futbollist i tri periudhave të Prishtinës, Gjeneratës së Artë, Gjeneratës së Republikës dhe i Gjeneratës së pasluftës, flet për situatën që po kalon sporti në përgjithësi. Tovërlani aktualisht është kryetrajner i Feronikelit nga Drenasi dhe shpreson që sa më shpejt të kthehet normaliteti dhe t’i kthehen futbollit.   Si e sheh këtë gjendje, cili do të ishte opsioni më i mirë mi filluar stërvitjet dhe për vazhdimin e kampionatit?

“Sipas mendimit tim ende nuk po mund të tregojnë diçka më saktë OBSh e lere me institucionet tona shëndetësore. Personalisht po më duket një loje e të ‘mëdhenjve’. Sa i përket futbollit tashmë disa skuadra kanë filluar në Evropë të rifillojnë stërvitjet.

Kurdo që të vijë koha të fillojmë edhe tek ne tashmë do të jetë si fillim i përgatitjeve para kampionatit. Do të jetë vështirë sepse nuk do të kemi kohë të mjaftueshme.

Po shihet që UEFA dëshiron t’i përfundoj kampionatet në fushë pa marrë parasysh në çfarë mënyra apo sisteme.
Edhe unë jam për t’i përfunduar në fushë dhe jo në tavolina.
Kjo do t’i zvogëlonte llafet dhe thashethemet.

Futbollistet po punojnë në mënyrë individuale por dallimi është i madh nga puna në grup dhe ekip. Pak më herët e kreva stërvitjen me ekip në mënyrë virtuale. E kemi shkarku një aplikacion që po shoh të gjithë duke punu e unë vet po e mbaj stërvitjen. E kanë edhe programin e vrapimit ku munden mi pa kush sa ka vrapu. Por kot, nuk është sikur jemi bashkë”, thotë Tovërlani për gazetën kombëtare “Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat