Liverpool pranë transferimit befasues nga La Liga

Futboll

Liverpool pranë transferimit befasues nga La Liga

Më: 7 prill 2020 Në ora: 15:38
Seville Diego Carlos

Edhe pse futbolli ka qenë i paralizuar për shkak të pandemisë COVID-19, spekulimet në lidhje me afatin tjetër të transferimeve po vazhdojnë me Liverpoolin që tregon një interes për qendërmbrojtësin e Seville Diego Carlos.

Jurgen Klopp ka shprehur dëshirën e tij për t’i gjetur Virgil van Dijk një partner të fortë në zemër të mbrojtjes së Liverpoolit, pavarësisht se tashmë ka Joe Gomez, Joel Matip dhe Dejan Lovren.

“Ishte e qartë për mua se ardhja në Sevilla ishte një hap i madh në karrierën time pasi është një klub i madh, dhe nëse një ditë largohem, do të jetë vetëm për një nga ekipet më të mira në botë”, tha Diego Carlos.

Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madrid thuhet gjithashtu se shikojnë nga afër situatën e 27-vjeçarit nga Brazili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat