Ja sa ka ndryshuar Ivani! Ju kujtohet kur Sahit Kelmendi e shqelmoi keq dhe e hodhi në tokë

Futboll

Ja sa ka ndryshuar Ivani! Ju kujtohet kur Sahit Kelmendi e shqelmoi keq dhe e hodhi në tokë

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2020 Në ora: 15:47
Ivan Shmudlla

Ish futbollisti kroat ka ndryshuar pothuajse për 360 shkallë.  Është fjala për Ivan Shmudllën.

Ai aktualisht jeton në shtetin austriak dhe është edhe si trajner. Shmudlla ka luajtur për Osijekun dhe së bashku me legjendën kroate Davor Shuker. 

Por kohën kur ishte si futbollist dhe tani, ndryshimi është i madh në çdo aspekt dhe për 360 shkallë. Atëherë si peshk e sot i trash!  

Image

Shmudlla në vitet e 80-ta

Ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, Vahedin Ajeti, që mbahet mend kur nga distanca i shënoi gol Zhelezniçarit të Sarajevës,  në vitin 1984, e cila ndeshje kishte përfunduar 1:1, ka dërguar një foto me të re të Shmudllës. 

Image

Sahit Kelmendi

Ju kujtohet, që në vitin 1986 pikërisht me 7 dhjetor, Osijeku dhe Prishtina u ndanë baras (1:1), në kuadër të javës së 16-të Ligës së Parë Federative të ish Jugosllavisë. Kelmendi thyen këmbën e shtrihet në spital. 

Image

Vahedin Ajeti dhe Ivan Shmundlla

Kelmendi i shtrirë në fushë rreth vijës anësore dhe pikërisht në pjesën e dytë, godet me aq sa mundet Shmudllën duke e hedhur në tokë. Tollovi në at moment dhe ndërhyjnë të tjerët, duke evituar rrahjen masive.  Krejt në fund, e shihni sa ka ndryshuar Ivani, sigurisht se ka dëshirë ta shoh edhe Sahit Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat