Roma, një formacion në shitje!

Futboll

Roma, një formacion në shitje!

Më: 7 prill 2020 Në ora: 15:57
Roma, një formacion në shitje!

Parashikohet një verë mes shumë lamtumirash te Roma. Sipas asaj që shkruan “Tuttosport” në botimin e ditës së martë, janë shumë futbollistë me valixhe në duar, praktikisht një formacion.

Shumica të huazuar me të drejtë blerje nga klubet përkatëse, të tjerë që janë jashtë projektit të trajnerit Fonseca.

Bëhet fjalë për Olsen, Karsdorp, Florenzi, Fazio, Juan Jesus, Coric, Nzonzi, Gonalons, Perotti, Schick, Defrel dhe Pastore. Plot 12 futbollistë për një rrogë të lartë që do të kursehet në arkat e klubit: 52.4 mln euro bruto.

Kështu, verdhekuqtë do të kishin më shumë para për të investuar në merkato por edhe për të modifikuar rrogën e dikujt që e ka merituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat