Moratti s’heq dorë nga Messi: Vendos Interi, thashë ëndrrën time si tifoz!

Futboll

Moratti s’heq dorë nga Messi: Vendos Interi, thashë ëndrrën time si tifoz!

Më: 7 prill 2020 Në ora: 16:21
Massimo Moratti

Pas fjalëve të djeshme, me të cilat ish-presidenti Massimo Moratti ekzaltoi tifozët zikaltër mbi mundësinë e marrjes së Leo Messit, ish-numri një i klubit në fjalë bën një hap mbrapa. “Kjo është ëndrra ime si tifoz, vetëm si tifoz. Unë nuk e komandoj më klubin, - tha ai për “Mundo Deportivo”. - Personalisht, kurrë nuk kam folur për këtë temë me pronarin e ri".

Prandaj, ylli argjentinas mbetet një sugjerim publik, edhe pse ëndërr për momentin: “Një duet i tij me Lautaro do të ishte bombastik, magji e pastër. Ata janë krijues, të shpejtë, të pastër, luajnë futboll tërheqës. T’i shihnim së bashku do të ishte e pabesueshme. Mua me të vërtetë më pëlqen Lautaro, një futbollist i rëndësishëm, që ka lindur për golin. Të dy këto lojtarë nuk do të lodheshit kurrë duke i parë".

Lidhur me rifillimin e kampionatit, Moratti, gjithashtu, iu referua urgjencës së “Coronavirus”: "Futbolli është pasion, gëzim. Sa bukur është të shkosh në stadium me familjen! Duke pritur tani, që kampionatet të rifillojnë pas dyerve të mbyllura, më duket se nuk është një favor i madh. Sidoqoftë, duhet të shpëtojmë nga kjo pandemi dhe të sigurohemi që lojtarët tanë, të cilët janë sportistë elite, të mos preken".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat