Habit selektori i Kosovës, i vije keq...

Futboll

Habit selektori i Kosovës, i vije keq...

Më: 7 prill 2020 Në ora: 16:24
Habit selektori i Kosovës, i vije keq...

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes është shprehur në një intervistë për “Aargauer Zeitung” se i mungon shumë futbolli gjatë kësaj periudhe, por rëndësi ka që është mirë së bashku me familjen.

68 vjeçari zvicerian gjithashtu ka treguar se i vjen keq për faktin se nuk mund të takojë dot nipërit e tij, ndërkohë ai ka folur dhe për kohën e lirë që e shpenzon duke bërë shëtitje apo duke punuar në kopësht.

Për më tepër, trajneri i Kosovës është ndalur të komentojë edhe ndeshjet e “Play-off” të Kampionatit Europian, të cilat janë shtyrë për një afat të pacaktuar, duke shprehur mendimin se kundër Maqedonisë së Veriut mund të luhet në nëntor.

“Natyrisht se më mungon futbolli. Por unë dhe familja ime jemi mirë. Më vjen keq vetëm që nuk mund të shoh dot nipërit e mi.

Tani kam kohë për të përgatitur ekipin edhe më mirë për ndeshjet e ‘Play-off’-it. Po merrem me situatat standarde. Mendoj se ‘Play-off’-in do ta luajmë në nëntor,” tha Challandes për “Aargauer Zeitung”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat