David Silva po e mbyll

Futboll

David Silva po e mbyll

Më: 7 prill 2020 Në ora: 16:48
David Silva po e mbyll

David Silva do të largohet nga Manchester City në përfundim të këtij sezoni, për të nisur një aventurë të re larg nga “Etihad”. Spanjollit i përfundon kontrata me “Qytetarët” dhe skuadra e radhës për të cilën ai do të firmosë do të ketë mundësinë që ta afrojë me parameter zero. Pikërisht nga kjo mundësi kërkojnë të përfitojnë edhe drejtuesit e Milanit, që janë gati t’i bëjnë një ofertë spanjollit. Gjithashtu një destinacion i mundshëm për David Silvan mund të jetë Katari ndërkohë që Valencia mendon ta kthejë në “Mestalla”.

Pasiguria për rifillimin e Premier League rrezikon që organizimi i një feste lamtumire për të të ndërlikohet. Në fakt, tifozët do të donin ta nderonin në mënyrën më të mirë një nga simbolet e dekadës së fundit të “qytetarëve”.

Sipas “Corriere dello Sport, kuqezinjtë ishin të parët që u takuan me agjentin e lojtarit, duke u interesuar nëse ka ndonjë mundësi për të nënshkruar mespanjollin gjatë verës.

Silva ka marrë propozime edhe nga Inter Miami i mikut të vjetër, David Beckham, i gatshëm për ta bërë të artë fazën e fundit të karrierës së mesfushorit të talentuar. Gjithsesi, 34-vjeçari nuk do të përçmonte një përvojë stimuluese në Itali, me një klub të madh e historik, pavarësisht aktualitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat