‘Marca’ shpjegon pse CR7 nuk ka asnjë mundësi për t’u rikthyer te Real

Futboll

‘Marca’ shpjegon pse CR7 nuk ka asnjë mundësi për t’u rikthyer te Real

Më: 7 prill 2020 Në ora: 17:41
Ronaldo

Cristiano Ronaldo befasoi të gjithë kur në vitin 2018 mori vendimin për t’u larguar nga Real Madrid, për të vazhduar karrierën në fanellën e Juventusit.

Pas nëntë vjetësh, Ronaldo vendosi të linte ‘Mbretërit’ me të cilët fitoi gjithçka që mund të fitohej.

Portugezi kishte zgjedhur Juventusin se destinacion të ri, klub që kishte nevojë për lojtar lider, për të fituar Ligën e Kampionëve.

Me Juventusin, Ronaldo ka një kontratë deri në vitin 2022, ku fiton 31 milionë euro në sezon.

Kriza e shkaktuar nga COVID-19, bëri që të nisin lajmet për largimin e tij nga Juventus, me kampionët e Italisë që po hynin në një krizë, që nuk do të mund të përballonin pagën e portugezit.

Mes shumë opsionesh për të ardhmen e tij, u përmend edhe Real Madrid.

Por, Marca shkruan se një rikthim i Ronaldos te Real Madrid nuk mund të ndodh, me 35 vjeçarin që ka marrë te Juventus atë që ka kërkuar, dhe që ‘Los Blancos’ nuk ishin në gjendje t’ia ofronin.

Juventus i ka ofruar kontratë Ronaldos deri në vitin 2022, me 31 milionë euro pagë, diçka që nuk do ta bënte Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat