Klubi gjerman i shet 100.000 bileta për një ndeshje me “kundërshtarin e padukshëm”

Futboll

Klubi gjerman i shet 100.000 bileta për një ndeshje me “kundërshtarin e padukshëm”

Më: 7 prill 2020 Në ora: 18:23
Klubi gjerman i shet 100.000 bileta për një ndeshje me “kundërshtarin e padukshëm”

Një klub gjerman, i cili bën gara në kategorinë e katërt të futbollit në vend, i ka shitur më shumë se 100.000 bileta për një ndeshje kundër një “kundërshtari të padukshëm”, edhe pse ka një mesatare prej vetëm 3.000 shikues për ndeshje.

Lokomotive Leipzig po i shet biletat me çmim prej 1 euro copa, për ngjarjen e 8 majit.

Lokomotive po e bën këtë në përpjekje për ta përballuar presionin financiar, i cili po vjen si pasojë e pezullimit të futbollit në Gjermani, për shkak të pandemisë koronavirus.

Ky klub e kishte fituar kampionatin e parë gjerman në vitin 1903, si VfB Leipzig.

Fushata e Lokomotive nisi më 19 mars dhe synimi është të arrihet shifra 120.000, i cila, sipas klubit, ishte numri i përgjithshëm i tifozëve të pranishëm në stadium në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Fituesve të Kupës më 1987, kundër Bordeaux.

Ndërsa rekordi i këtij sezoni në Bruno Plache Stadion ishte 4.498 kundër Energie Cottbus. Të ardhurat mesatare të klubit nga shitja e biletave për ndeshje janë 30.000.

Një zëdhënës i klubit ka thënë për BBC Sport se është fshehtësi ajo çfarë do të ndodhë më 8 maj.

“Do të ketë transmetim të drejtpërdrejt nga stadiumi, dritat do të ndizen dhe komentatorët tanë të radios do ta komentojnë ndeshjen. Nuk mund t’ju them më shumë se kaq për momentin”, ka thënë ai.

 “Paratë do të përdorën për ta mbajtur gjallë klubin. Ne i kemi 300 lojtarë të rinj, prandaj duhet ta paguajmë stafin dhe të kujdesemi për objektet”, shtoi ai.

Klubi 126-vjeçar kishte marrë pjesë vazhdimisht në garat evropiane mes viteve 1960 dhe 1980.

Ecuria e vitit 1987 në Kupën e Fituesve të Kupave ishte posaçërisht e paharrueshme, e cila kishte mbaruar me humbje 1:0 në finale kundër Ajax, golashënues i së cilës ishte holandezi i madh, Marco van Basten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat