Iniesta: Kam synim të vazhdojë të luajë

Futboll

Iniesta: Kam synim të vazhdojë të luajë

Më: 8 prill 2020 Në ora: 00:13
Andres Iniesta

Ish kapiteni i Barcelonë-s, Andres Iniesta insiston se nuk ka plan të pensionohet dhe ndihet i motivuar për t’iu rikthyer futbollit.

Mesfushori momentalisht është me klubin japonez, Vissel Kobe dhe me përformancat e larta kanë bërë që Barcelona të provoi ta transferojë në afatin e janarit.

Mirëpo, spanjolli e ka refuzuar këtë mundësi gjatë janarit, pasi dëshiron të mbetet te Vissel.

“Synimet e mia janë të vazhdojë të luaj futboll, kam kontratë deri në vitin 2021 dhe jam i motivuar të vazhdojë të luaj”.

“Dua të ndjej momentet me topin dhe barin përsëri”, deklaroi ai.

Iniesta kaloi plotë 22 vite te Barcelona duke fituar nëntë herë titullin e La Lig-s dhe katër herë Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat