Mediat në Itali e zbulojnë: Juventus gati ta shesë Ronaldon, ja çmimi i tij

Futboll

Mediat në Itali e zbulojnë: Juventus gati ta shesë Ronaldon, ja çmimi i tij

Më: 8 prill 2020 Në ora: 09:05
Cristiano Ronaldo

Pavarësisht situatës së koronavirusit, klubet po mendojnë për merkaton.

Mediat në Itali bëjnë me dije që Juventusi është i gatshëm të lejojnë shitjen e yllit të tyre, Cristiano Ronaldo te Real Madrid.

Sipas “Corriere dello Sport”, Juventus do të ishin në gjendje të pranonin një ofertë me vlerë 50 milionë sterlina për portugezin.

Përhapja e COVID-19 ka shkaktuar probleme të mëdha në botën sportive, dhe shumë klube janë duke u ballafaquar me krizën financiare për shkak të pagave të larta të futbollistëve.

Cristiano Ronaldo fiton 31 milionë euro në sezon te Juventus, dhe pas COVID-19, i cili nuk dihet se kur do të përfundojë, do të jetë sfidë jo e lehtë për të paguar këtë shumë nga klubi bardhezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat