Menga: Ishte vështirë të luash para Kujtim Shalës, Mensur Nexhipit Nexhipit...

Futboll

Menga: Ishte vështirë të luash para Kujtim Shalës, Mensur Nexhipit Nexhipit...

Më: 8 prill 2020 Në ora: 12:57
Menga: Ishte vështirë të luash para Kujtim Shalës, Mensur Nexhipit Nexhipit...

Ish-portieri i njohur maqedonas Ljupço Dimovski ka kujtuar një fotografi të tij të vjetër me bashkëlojtarët e tij të dikurshëm Tomce Georgievski dhe Erxhan Menga (i pari djathtas).

E ky i fundit për faqen e gazetarit Reshat Ibrahimi rrëfen me nostalgji për kohën e dikurshme.

“Kjo fotografi është e vitit 1985/86. Me Bellasicën ishim në përgatitje në hotel ‘Mrdaja’ në Dojran. Bellasica në atë kohë garonte në Ligën e dytë të Ish-Jugosllavisë. Në këtë foto jam 22 vjeç, pata shkuar nga Gostivari. Bellasica kishte një skuadër të fortë dhe me ambicie të mëdha”, kujton ish-sulmuesi Menga, i cili sot është 57-vjeç dhe jeton në Gostivar.

Ai vazhdon tutje rrëfimin: “Më pas unë u transferova në Prishtinë, ishte sezoni 1987-88. Gjatë një ndeshje miqësore mes Bellasicës dhe Prishtinës unë u pata pëlqyer nga trajneri Millovan Gjoriqi. Më kujtohet në Prishtinë pata shkuar në kohën kur Fadil Vokrri shkoi në Partizan. Atje qëndrova një vit e gjysmë, por për shkak të konkurrencës së madhe luajta vetëm në disa ndeshje. Kam luajtur për Kupë kundër Iskrës dhe Radniçki Kragujevcit dhe për pikë kundër Velezhit e Sllobodës.

Ishte vështirë të luash para Shalës, Nexhipit dhe Batroviqit. Ju kujtojë emrat e futbollistëve: Morina, Sadriu, Llapashtica, Kolenoviq, Kuzeleviq, Nexhipi, Kelmendi, Gjukiqi, Muriqi, Batroviq, Shala”, rrëfen Menga, i cili sot jeton në Gostivar.
“Në verën e vitit 1988 nga Prishtina sërish u ktheva në Bellasicë. Më kujtohet loja e parë kundër Borci Banjallukës në Strumicë para 12 mijë shikuesve fituam 2:0, kurse unë e shënova golin e parë. Borci vinte në Strumicë pasi fitoi Cërvena Zvezdën me rezultat 1:0 në finale të Kupës së Ish-Jugosllavisë”, tregon Menga.

Karriera e Mengës më pas ka vijuar te Teteks (1989-1991), Koshice Sllovaki (1992-1993), Gostivar (1993, 6 muaj) Luboten Tetovë (1993-1994), Shkëndija (1994-1995, hyrën në Ligën e parë), Teteks (1995-1998). Karrierën e ka përfunduar te Gostivari në vitin 2005, kur kjo skuadër garonte në Ligën e tretë. Në atë vit thotë se kishte shënuar 50 gola. Erxhan Menga para do kohe ishte trajner i Gostivarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat