Trajneri i Renovës: Po stërvitem në kushte izolimi 

Futboll

Trajneri i Renovës: Po stërvitem në kushte izolimi 

Më: 8 prill 2020 Në ora: 12:58
Trajneri i Renovës: Po stërvitem në kushte izolimi 

Trajneri i Renovës nga Xhepçishti i Tetovës, Bujar Islami, po stërviten në kushte izolimi, nëse rinis kampionati i duhen katër javë për përgatitje. Edhe në Maqedoni futbolli është ndërprerë dhe nuk dihet se kur do të rifillojë. Në këtë situatë të koronavirusit stafi teknik i Renovës në krye me trajnerin Bujar Islami po qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre dhe nga aty stërviten me kushtet që kanë.

Renova është e katërta në tabelë me 31 pikë nga 23 ndeshje.

Në intervistë për gazetarin Reshat Ibrahimi, trajneri Islami tregon se procesin stërvitor po e kryejnë në distancë dhe në mënyrë individuale. Megjithatë, edhe në të tilla kushte ai shprehet i kënaqur prej futbollistëve, të cilët po mundohen t’i pergjigjen kërkesave të tyre.

Ai thotë se është vështirë të jepet ndonjë parashikim se kur mund të rinis kampionati, por thotë se ndjekin udhëzimet nga federata e futbollit vendor.

Islami thotë se nëse vendoset për rifillimin e kampionatit, atëherë do t’ju duhej kohë prej 4 javësh për një fazë minipërgatitore, sepse nëse rinis menjëherë mund të pasojnë lëndime të futbollistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat