Të gjitha ndeshjet e mbetura të luhen në Romë

Futboll

Të gjitha ndeshjet e mbetura të luhen në Romë

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:05
Të gjitha ndeshjet e mbetura të luhen në Romë

Serie A hedh një ide të re: Të gjitha ndeshjet e mbetura të luhen në RomëDrejtuesit e Serie A po kanë hedhur një ide ekstreme për përfundimin e kampionatit.

Sipas La Repubblica, Federata Italiane e Futbollit po punon për një zgjidhje radikale e cila do të shihte sezonin aktual të përfunduar në tërësinë e saj duke përdorur një ide që nuk është provuar kurrë më parë.

Pandemia e koronavirusit e ka sjellë futbollin italian në gjunjë por dëshira për të vazhduar lojën po e shtyn FIGC të krijojë një model të ri kalendarik për të përfunduar edicionin aktual.

Ideja është, në rast ekstrem, do të përfshinte transferimin e të gjitha 20 skuadrave, lojtarëve dhe stafit të ligës në Romë, në një mbyllje që do të zgjaste 45 ditë.

Sesione të stërvitjes dhe ndeshjet do të luheshin në objektet në dispozicion të kryeqytetit me masa sigurie pa praninë e tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat