Dreri te shtëpia, ish-trajneri i Flamurtarit: Shqiptari më tha...

Futboll

Dreri te shtëpia, ish-trajneri i Flamurtarit: Shqiptari më tha...

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:06
Dreri te shtëpia, ish-trajneri i Flamurtarit: Shqiptari më tha...

Ish-trajneri i Flamurtarit, Edmond Lutaj, jeton prej vitesh në Stokholm të Suedisë. Dje vlonjatit i ka ndodhur diccka e pazakontë sapo kishte dalë nga banesa. Këtë e tregon vetë trajneri në një postim në rrjetet sociale, duke vendosur edhe miqtë e tij në “lojë” për atë bëri, shkruan panoramasport..

“Duke dalë nga shtëpia në mëngjes për të vajtur për në punë më priste një drer para garazhit. Shqiptari brenda meja më tha merr çiften, ndërsa suedezi brenda meje më foli në vesh dhe më tha: toka që jetojmë u përket të gjithëve. Si mendoni, kush trimufoi?

Zëri i shqiptarit brenda meje apo i suedezit…? Për ju që bëheni kuriozë ta dini se si veprova unë, ju rekomandoj të shikoni një film ne Netflix që quhet “THE GAME CHANGER”. Mbasi të keni parë filmin do ta kuptoni se si unë veprova. Filmi është shumë interesant”, shkruante Lutaj, ndërsa bëri kuriozë shumë miq të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat