Barcelona kërkon talentin e Real Madridit

Futboll

Barcelona kërkon talentin e Real Madridit

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:07
Barcelona kërkon talentin e Real Madridit

Takefusa Kubo ishte lojtari i fundit që futi në sherr dy rivalë e përjetshëm në Spanjë, Barcelonën dhe Realin e Madridit. Japonezi, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e akademisë së Barçës, u mor nga “Los Blancos”.

Katalanasit duket se nuk e kanë harruar këtë histori dhe po përgatisin hakëmarrjen nëse mund ta quajmë kështu. Emri që ka dalë në skenë është Cesar Gelabert. Sulmuesi, i cili luan për moshat e madrilenëve nuk ka pranuar të rinovojë kontratën dhe në verë do të jetë lojtar i lirë.

Për të është në garë dhe Arsenali, por mediat në Spanjë shkruajnë për një interesim të madh të Barcelonës. 19-vjeçari është paraqitur shumë mirë me moshat e Realit dhe nga ai pritet shumë.

Nëse Barça arrin ta bindë, do të ishte një goditje e bujshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat