Nëse kampionati anglez rifillon...

Futboll

Nëse kampionati anglez rifillon...

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:11
Nëse kampionati anglez rifillon...

Nëse kampionati anglez rifillon, Liverpooli është shumë pranë titullin kampion. “The Reds” ja të shkëputur ndjeshëm nga ndjekësi më i afërt, Manchester City. 

Por edhe nëse sezoni anulohet, gjasat janë që të kuqtë ta fitojnë në tavolinë titullin. Nuk është se nuk e meritojnë, por edhe ata vetë do donin ta fitonin në fushë.

Kështu shprehet edhe ylli senegalez i Liverpool, Sadio Mane, i cili nuk ndihet plotësisht kampion. Madje ai deklaron se do ta pranonte vendimin, edhe sikur ky sezon të mos llogaritet fare. “Mendoj se nuk ndihem kampion. E dua punën time dhe e dua futbollin, por dua të fitoj në fushë”, shprehet fillimisht për “TalkSport” Mane.

Më tej ai shton: “Dua të fitoj ndeshjet dhe më pas të marr trofeun, kjo është ajo që do të doja më shumë. Me këtë situatë, çfarëdo që do të ndodhë, unë do ta kuptoja. Ka qenë një moment i vështirë për Liverpool, por ka qenë edhe më e vështirë për miliona njerëz anembanë botës.

Për mua, është ëndrra ime dhe dua ta fitoj titullin këtë vit. Nëse nuk ndodh kështu, do ta pranoj. Është pjesë e jetës. Shpresojmë ta fitojmë sezonin tjetër”, shprehet Mane, ndërkohë që në Angli ende nuk kanë vendosur përfundimisht se çfarë do të ndodhë me kampionatin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat