Habit Kloppi

Futboll

Habit Kloppi

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:23
Habit Kloppi

Jurgen Klopp ka bërë disa goditje të forta në merkato që kur është ulur në stolin e Liverppplit, në vitin 2015.

Sadio Mane, një futbollist të cilin ai e kërkoi që te Borussia Dortmundi, konsiderohej një bast i rrezikshëm pasi iu paguan 30 milionë funte Southamptonit. Por sot ai kushton katër apo pesë herë më shumë se kjo shifër.

Mohamed Salah, një dështim te Chelsea, i cili e rehabilitoi figurën e tij në Itali, u shndërrua në një prej sulmuesve të krahut më të mirë në botë, duke fituar Këpucën e Artë në Premier Ligë dhe vlera e tij preku qiellin.

Çfarë mund të thuash për Virgil Van Dijkun, që në janarin e 2018-ës, tekniku gjerman e transferoi nga Southamptoni për shifrën rekord botëror të 75 milionë funteve dhe prej atëherë qendërmbrojtësi holandez e ka transformuar totalisht mbrojtjen e të kuqve.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për portierin Alisson Becker, por në këtë listë duhen përfshirë edhe Andre Robertson dhe Gini Wijnaldum. Ka një miks mes blerjeve të shtrenjta dhe atyre të lira, për të cilat gjermani është akuzuar shpesh se ka hedhur paratë dëm.

Por nuk është asnjëri nga këta futbollistë që i vjen ndërmend trajnerit kur pyetet se cili është transferimi i tij më i mirë në “Anfield”. Përkundrazi, ai është produkti i akademisë së klubit, i cili ka ardhur nga ekipet zinxhir dhe është shndërruar sot në një prej lojtarëve më të mirë në botë në atë rol edhe se është ende 21 vjeç.

“Është Trent Alexander-Arnold”, u përgjigj Klop për Pure Football Podcast. “Neve nuk na u desh ta blinim, por Pep Lijnders, asistenti im, e solli nga grupmoshat e reja dhe tha: ‘Për mua ka luajtur si numër 6. Ka luajtur mbrojtës i majtë, mbrojtës i djathtë, sulmues i majtë’. E morëm në skuadrën e parë, por kishte vetëm një problem:

Trent nuk ishte në lartësinë e duhur fizikisht. Por ishte një fëmijë dhe kjo ishte normale, por sapo e pamë menduam: ‘Uau, padyshim që është plot talent’. Na u desh të punonim me gjendjen e tij fizike. Pastaj ai bëri hapa përpara vetë që ishin të pabesueshme. Bëri edhe gabime, por nuk u dorëzua kurrë”, tha Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat