Milani ka një plan B

Futboll

Milani ka një plan B

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:37
Milani ka një plan B

Milani vijon të jetë në pritje të gjermanit Ralf Rangnick, të përzgjedhurit të fondit Eliott dhe Gazidis për të ardhmen kuqezi. Por mbetet ende paqartësi nëse koordinatori sportiv i Red Bullit do ta pranojë ofertët e "Djallit".

Për këtë arsye, sipas medieve italiane, Milani po studion edhe plane të tjera, në varësi të përgjigjes së menaxherit gjerman. Në fillim është folur për një rol të dyfishtë të tij, si trajner dhe drejtori sportiv, por nuk përjashtohet mundësia që të vijë në Milano vetëm për një rol drejtuesi.

Nëse do të prevalojë opsioni i fundit, detyra e trajnerit mund të mbetet sërish në duart e Stefano Piolit. Trajneri italian ka bërë një punë të mirë, që vlerësohet pozitivisht nga drejtuesit e Milanit.

Nëse Rangnick do të refuzojë çdo ofertë të mundshme të drejtuesve të "Djallit", një ide është që roli i trajnerit t’i besohet Luis Camposit, trajnerit portugez të Lille. Ky nuk është një emër i ri, as për Milanit dhe as për fondin Eliott, që e ka financuar klubin francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat