Fiorentina kërkon mesfushorin e Interit

Futboll

Fiorentina kërkon mesfushorin e Interit

Më: 8 prill 2020 Në ora: 14:05
Fiorentina kërkon mesfushorin e Interit

Aksi Firence-Milano pritet “të ketë shumë trafik” këtë verë, pasi drejtuesit e klubeve të Interit dhe Fiorentinës janë në negociata për transferimin e disa futbollistëve të njëra-tjetrës.

Kështu zikaltrit kanë shfaqur interes të fortë për blerjen e dy yjeve të Fiorentinës, Federico Chiesës dhe Gaetano Castrovillit, të cilët kanë shkëlqyer këtë sezon dhe ndiqen nga klube të shumtë në Itali.

Nga ana tjetër, duket e Conte ka vendosur të kthejë mbrapsht mbrojtësin Christian Biraghi, i cili është në huazim deri në fund të sezonit dhe më pas pritet t’i bashkohet sërish Fiorentinës, që ka në pronësi edhe kartonin e tij.

Ndërkohë vetë klubi vjollcë është bindur nga paraqitjet e brazilianit Dalbert dhe ka ndërmend të ushtrojë të drejtën e blerjes në fund të sezonit, për shifrën e 18 milionë eurove, siç edhe ishte parashikuar në marrëveshjen e huazimit mes palëve.

Por presidenti Rocco Commisso ka “fiksim” të sjellë në Firence gjatë vers mesfushorin belg Radja Nainggolan, i cili aktualisht është huazuar te Cagliari, por sardët nuk kanë ndërmend ta blejnë përfundimisht kartonin e tij.

Belgu nuk bën pjesë në planet e Interit dhe në verë do të kërkojë një tjetër destinacion, ndërsa Commisso ka hedhur idenë e huazimit një vjeçar, me detyrim blerjeje verën e ardhshme për shifrën e 20 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat