Cagliari nuk përballon dot

Futboll

Cagliari nuk përballon dot

Më: 8 prill 2020 Në ora: 14:09
Cagliari nuk përballon dot

E ardhmja e Radja Nainggolan është në pikëpyetje të plotë, me belgun që do të rikthehet tek Interi në fund të sezonit. Cagliari nuk mund ta blejë përfundimisht kartonin e tij pasi paga që ka Nainggolan ëshët e papërballueshme për buxhetin e sardëve.

Kështu, në skenë ka dalë një tjetër klub. Bëhet fjalë për Fiorentinën. Klubi vjollcë ka gati 20 milionë euro për të bindur Interin sipas mediave italiane.

Zikaltrit do të ishin të kënaqur me një shifër të tillë dhe ngërçi i vetëm është marrëveshja me lojtarin.

Nëse Fiorentina bie dakord me Nainggolan, me shumë mundësi ai do të kalojë në Firence.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat