Muller është simbol i Munihut

Futboll

Muller është simbol i Munihut

Më: 8 prill 2020 Në ora: 14:25
Muller është simbol i Munihut

Presidenti i Bayern Munichut, Herbert Hainer, i është gëzuar lajmit për rinovimin e kontratës së Thomas Mullerit, pasi që beson se futbollisti është simbol i qytetit, ngjashëm me festivalin Oktoberfest.

E ardhmja e Thomas Mullerit ishte vënë në dyshim në mesin e shumë spekulimeve që nisën për transferime të mundshme të 30-vjeçarit që nga fillimi i këtij sezoni 2019/20.

Pasi e kishte humbur vendin si titullar i rregullt te kampioni në fuqi i Gjermanisë nën trajnerin Niko Kovac, për gjermanin thuhej se ai do të vendosë ta vazhdojë karrierën e tij me një klub tjetër.

Megjithatë, tani ai e ka rifituar vendin e tij në formacionin e parë, pasi që trajneri i ri Hansi Flick i beson përvojës dhe cilësisë së tij. Kjo ka bërë që Muller ta fitojë edhe një kontratë të re, që u zyrtarizua të martën dhe është e vlefshme deri më 2023 dhe që e la Hainerin të lumtur.

“Është natyrisht lajm shumë i mirë dhe isha jashtëzakonisht i lumtur kur dëgjovase Muller kishte nënshkruar marrëveshje të re”, tha Hainer, në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të Bayernit.

“Muller është një hero, simbol i Bayern Munichut. Ai e ka kaluar të gjithë karrierën këtu dhe ka shndërritur sërish në muajt e fundit nën Hansi Flick. Ai bën kaq shumë asiste dhe është lojtar i mrekullueshëm”.

“Mendoj se Thomas Muller i përket Bayernit, ashtu si i përket Oktoberfesti qytetit të Munihut. Prandaj, ky është një lajm shumë i mirë”.

Muller ka luajtur vetëm për Bayern Munichun gjatë gjithë karrierës së tij. Gjatë kësaj periudhe, bavarezi i ka bërë gjithsej 521 paraqitje në ndeshje zyrtare për Bayernin, duke i regjistruar 195 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat