Vilsoni shqiptar që dridhi Beogradin

Futboll

Vilsoni shqiptar që dridhi Beogradin

Nga: Kemajl Goca Më: 8 prill 2020 Në ora: 14:39
Vilsoni shqiptar që dridhi Beogradin

Periudhat e viteve të 70-ta e të 80-ta padyshim se ishin periudha të paharrueshme, sidomos kur shkëlqenin futbollistët shqiptar dhe ishin edhe faktorë në futbollin ish jugosllav. Një emër që nuk harrohet dhe që ka qenë prej ish lojtarëve më të mirë, mbrojtësi Vilson Xhoni. 

Vilsoni shqiptar nuk harrohet kur dridhi “Marakanën” e Beogradit kur kishte shënuar gol për skuadrën e madhe kroate Hajduku i Splitit.

Pikërisht me 11 mars të vitit 1978, në kuadër të javës së 20-të të kampionatit, Hajduku si mysafirë ka luajtur baras 1:1 me Cërvena Zvezdën e Beogradit.

Image

Në minutën e 60-të Xhoni shënon për 1:1, i cili ka qenë ndër më të mirët në at ndeshje dhe kishte luajtur tërë takimin. Këtë vit edhe Trepça ka qenë anëtare e ligës së parë.

 Me 11 mars 1978
Cërvena Zvezda-Hajduk 1:1 (1:0)

Stadiumi “Marakana”. 
Shikues: 30.000. 
Gjyqtar: V.Tauzes.
Kartoni i kuq: Nikoliq (Cërvena Zvezda).
Shënues: Jelikiq (10’)-Xhoni (60’).
Cërvena Zvezda: Stojanoviq, Jelikiq, Rajevac, Muslin, Keri, Nikoliq, V. Petroviq, Lukiq (Saviq), Filipoviq, Krmpotiq, Millosavleviq (Jurishiq).
Hajduku: Kataliniq, Xhoni, Boljat, Muzhiniq, Peruzoviç (Zovko), Rozhiq, Z. Vujoviq (Rukljaq), Jerkoviç, Gjorgjeviq, Çop, Shurjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat