Shkarravinat e mediave serbe nuk ndalën dot për futbollistin më të mirë shqiptar, djalin nga Zhegra e Kosovës, Xherdan Shaqiri, futbollist i kampionit në fuqi të Evropës, Liverpooli dhe aktualisht lider në Premier League.
Një farë media serbe “Kurir”, shkon aq lart sa merret me Shaqirin edhe cila është e dashura dhe e quan Shaqën provokator!
“Provokatori shqiptar në lidhje me Dhurata Ahmetajn. Xherdan Shaqiri, një futbollist që provokoi publikun me “Shqiponjën dykrenore” në Kupën e Botës në Rusi, ka të dashur të re. Sipas mediave shqiptare, Shaqiri është në një lidhje me një këngëtare të ashtuquajturës Kosovë, Dhurata Ahmetaj.
Provokatori shqiptar nuk i rezistoi këngëtares së bukur dhe mediat shqiptare e kanë zbuluar përfundimisht se ajo kishte shumë arsye që të udhëtonte shpesh në Britani të Madhe sesa për biznes”, shkarravit “Kurir”.