Sponsorizohet nga Ronaldo

Futboll

Sponsorizohet nga Ronaldo

Më: 8 prill 2020 Në ora: 15:25
Sponsorizohet nga Ronaldo

Telenovela James Rodriguez është e destinuar të jetë sërish në qendër të vëmendjes këtë verë, pasi fantazisti kolumbian nuk ka gjetur hapësira te Reali i Madridit dhe do të kërkojë me ngulm largimin.

I kthyer vitin e kaluar nga huazimi dy vjeçar te Bayerni i Mynihut, James u kërkua me ngulm nga Carlo Ancelotti te Napoli, por drejtuesit e dy klubeve nuk arritën të gjejnë një marrëveshje për vlerën e kartonit të tij.

Megjithatë këtë verë Reali ka ndërmend të investojë në emra të tjerë, që janë prioritet për Zidane dhe duket se ka vendosur të pranojë shitjen e James, që së fundi ka përfunduar në listën e përforcimeve të mundshme të Juventusit.

James Rodriguez ka një sponsor të veçantë te klubi bardhezi, sulmuesin portugez Cristiano Ronaldo, me të cilin ka luajtur te Reali i Madridit dhe drejtuesit e Juves janë gati ta marrin në Torino, nëse do të gjejnë akordin me Realin.

Këta të fundit kërkojnë 45 milionë euro për kartonin e fantazistit Brazilian, por drejtuesit e klubit Italian nuk ofrojnë më shumë se 35, ndonëse gjasat janë që marrëveshja të arrihet për një shifër prej rreth 40 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat