Ylli i Kosovës drejt bashkimit me Hysaj

Futboll

Ylli i Kosovës drejt bashkimit me Hysaj

Më: 8 prill 2020 Në ora: 15:37
Ylli i Kosovës drejt bashkimit me Hysaj

Napoli mund të bëhet një skuadër “shqiptare”. Kuptohet, jo për nga pronësia, por numri i bashkatdhetarëve tanë, që ptitet ta veshin fanellën e kaltër. Për momentin, aty militon Elseid Hysaj, lojtari i kombëtares kuqezi. Nga vera e në vazhdim, shkodranit do t’i shtohet edhe Amir Rrahmani, i cili luan me kombëtaren e Kosovës. Por, sikurse thuhet, nuk ka dy pa tre. Ndaj, nuk është fare çudi që të bëhen “tre moskëtierë” shqiptarë te skuadra e Gattuso. 

“Corriero dello Sport”, duke analizuar merkaton e pritshme të Napolit, përmend edhe emrin e Milot Rashicës. Ajo shkruan: “Napoli po përgatitet për një ndarje të dhimbshme nga Callejon.

Giuntoli është duke punuar për një zëvendësues. Nga Sassuolo te Porto Alegre, në Brazil, ka një makrokozmos alternativash. Në listë figurojnë këto lojtarë: Jeremie Boga (23 vjeç), Milot Rashica (24 vjeç në qershor), Everton Sousa Soares (24 vjeç), Idrissi (24 vjeç) dhe Felipe Anderson (26 vjeç). 

Duke bërë një portret professional të secilit, kjo media italiane shkruan për Rashicën: 

“Ai mbush 24 vjeç në qershor, nuk u zhduk kurrë nga radari i Napolit. Kosovari u rishfaq bindshëm në Bundesliga, përmes një sezoni të rëndësishëm me Werder Bremen. Statusi jo-BE mund të jetë problem, por askush nuk mund të parashikojë zhvillimet e tregut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat