Historia e dhimbshme e Kujtim Shalës, dy gjëra që nuk falen 

Futboll

Historia e dhimbshme e Kujtim Shalës, dy gjëra që nuk falen 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 prill 2020 Në ora: 16:44
Historia e dhimbshme e Kujtim Shalës, dy gjëra që nuk falen 

Jeta është me përplot padrejtësi! Edhe kur je më i miri ndonjëherë të shkelin, ashtu siç i ndodhi djalit të Kujtim Shalës, Andisit, kur ishte në formën më të mirë në vitin 2008! 

Në vitin 2008 deri në 2011, Andisi ka luajtur për skuadrën e mirënjohur Dundee Utd, atëkohë garonte në elitën e futbollit të Skocisë.

Ai, edhe kur ishte në formën më të mirë nuk u ftua asnjëherë në kombëtaren e Shqipërisë, kur kishin më së shumti nevojë për të. Një Zot e di, përse!

Image

Andis Shala

Jo vetëm të Shqipëria por sulmuesi nuk ftua as te kombëtarja e Kosovës as për miqësore të paktën deri në periudhën e vitit 2015! 

Edhe kjo ishte e habitshme!   

Një histori e dhimbshme për legjendën e futbollit të Kosovës, Kujtimi, sepse një kohë djali i tij e meritonte, të paktën kur luante për Dundee Utd dhe ishte në formë.

Askush nuk e ka sqaruar përse u injorua atëkohë, Andisi, kur ishte në krye të Shqipërisë ish trajneri i Kujtimit të Dinamo e Zagrebit (1989-1990), Josip Kuzhe dhe as në kohën e Albert Bunjakut, nuk u ftua në miqësore të Kosovës.

Injorimi i tij një ditë do të dal në sipërfaqe! Do të dalë e vërteta!
Janë dy gjëra që nuk përpihen dhe sigurisht që kurrë nuk do t’i falë Kujtim Shala, edhe pse ky i fundit asnjëherë nuk flet.  

Sot Shala, që ka luajtur katër vite për Prishtinën (1984-1988), ka pasur një mesazh të dhimbshëm, të paktën për veten e tij: “12 vite kaluan .....?!! Asnjëherë nuk me Ftuan! Po prapëseprapë jam krenar për kontributin tim”. Nëse i referohemi të gjithave, është një histori e dhimbshme e Kujtim Shalës në aspektin e futbollit sepse meritonte më shumë, të paktën të jepej rast djalit të tij, atëkohë, kur ishte në formë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat