“Zidane ishte shumë i ndrojtur, nuk i dëgjohej zëri fare te Juventusi”

Futboll

“Zidane ishte shumë i ndrojtur, nuk i dëgjohej zëri fare te Juventusi”

Më: 8 prill 2020 Në ora: 16:55
Paolo Montero, Zidane

Paolo Montero flet edhe për mbërritjen e tij te “Zonja e Vjetër”, si u mirëprit aty dhe zbulon komportimin me Zinedine Zidane, bashkëlojtarë në Torino, për të cilin thotë se ishte një nga më të thjeshtët, më të përulurit, me të cilin kishte luajtur ndonjëherë: "Çfarë ndjeva kur arrita te Juve? Unë u bashkova me një ekip, që kishte fituar Champions-in një muaj e gjysmë më parë. Ishte krenari t’iu bashkohesha atyre personazheve atje. 

U kuptova menjëherë me Ferrara. Stërvitja me Peruzzi dhe kampionët e tjerë ishte një emocion mbresëlënës. Ata më mësuan përulësinë dhe frymën e grupit. Aty ekzistonim si ne dhe jo si unë. Marrëdhënie speciale me Zidane? Ai dhe Del Piero ishin ata, që zgjidhnin ndeshjet. “Zizou” ishte një nga më të thjeshtët, më të përulurit ndonjëherë, një njeri i jashtëzakonshëm. Në dhomën e zhveshjes nuk dëgjohej, mjaftohej me mirëmëngjesi dhe mirupafshim. 

Muajt e parë u tha se në janar mund të largohej. Ai bëri shumë përpjekje, për shkak se ishte i ndrojtur. Unë nuk e kam dëgjuar atë të fliste brenda një kohe. Lojtarët më të mirë, me të cilët kam luajtur në futbollin italian? Zidane, Del Piero, Ferrara, Peruzzi, Deschamps. Në epokën time kishte lojtarë të klasit botëror".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat