Katastrofë në Premier League: nëse sezoni nuk rifillon humbje rekord!

Futboll

Katastrofë në Premier League: nëse sezoni nuk rifillon humbje rekord!

Më: 8 prill 2020 Në ora: 17:00
Ilustrim

Premier League në hall! Goditja e rëndë e financave për shkak të pandemisë globale sipas asaj që ka raportuar prestigjozja BBC mund të sjellë një gropë ekonomike, pra humbje, të barabartë me 1 miliardë euro. Kjo nëse sezoni aktual, pra 2019-2020, nuk do të mbyllej por do të përfunonte këtu.

Edhe pse tentativat për të rifilluar po bëhen dhe ende nuk është thënë fjala e fundit, situata në Angli është ende në emergjencë totale dhe gabimi i kryeministrit britanik Boris Johnson për të mos izoluar gjithçka shumë shpejt duke marrë masa ekstreme mund të jetë një autogol i frikshëm për çdo sektor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat