Ish lojtari i madh i Hajdukut dhe Dinamos, kur zbarkoi në Prishtinë! Flet Rexhep Gaxholli

Futboll

Ish lojtari i madh i Hajdukut dhe Dinamos, kur zbarkoi në Prishtinë! Flet Rexhep Gaxholli

Nga: Kemajl Goca Më: 8 prill 2020 Në ora: 17:27
Në foto nga e majta Sami Ahmeti, i dyti Vilson Xhoni, Rexhep Gaxholli dhe Brumo Ceka, që jeton ne Amerikë

Në 80 vjetorin e themelimit të klubit të futbollit me renome Prishtina, në vitin 2002 në kryeqytet zbarkoi legjenda e futbollit, Vilson Xhoni, që me sukses në vitet e 70-ta luajti për skuadrat e mëdha kroate, Hajduku i Splitit (1968-1978) dhe Dinamo nga Zagrebi (1978-1979) dhe në ekipin gjerman Schalke 04 (1979-1981).

Xhoni ka qenë prej mbrojtësve më të mirë në ish Jugosllavi, ku edhe sot kujtohen lojërat e tija nga gjeneratat e vjetra. Rexhep Gaxholli, prej ish sulmuesve më të mirë në Kosovë, periudhën më të mirë e kaloi në Liri, një kohë edhe në Prishtinën e gjeneratës së artë të kohës së kapitenit Fadil Vokrri.

Gaxholli flet shkurt për Xhonin, duke thënë se ka qenë një nga mbrojtësit që nuk e kishte shoqin.

“Vërtet ka qenë lojtar i jashtëzakonshëm, një mbrojtës  modern”, tha Gaxholli për gazetën kombëtare “Bota sot”. Në foto nga e majta Sami Ahmeti, i dyti Vilson Xhoni, Rexhep Gaxholli dhe Brumo Ceka, që jeton ne Amerikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat