Zhdrella tregon si duhet vepruar me pagat e futbollistëve

Futboll

Zhdrella tregon si duhet vepruar me pagat e futbollistëve

Më: 8 prill 2020 Në ora: 18:56
Mentor Zhdrella

Janë bërë 1 muaj që prej zhvillimit të ndeshjes së fundit në Superligën e Kosovës në futboll, e gjitha kjo si shkak i përhapjes së koronavirusit.

Ndërsa, së fundi në Kosovë është debatuar lidhur me pagat e futbollistëve, ndaj të cilëve edhe kërkohet një gjë e tillë, si shenjë ndihme ndaj klubeve, të cilat po përballen në këtë krizë financiare.

Këtë situatë e kanë komentuar edhe mesfushori i Llapit, Mentor Zhdrella.

Sipas 5 herë futbollistit më të mirë në Kosovë, klubet çdo vendim duhet të marrin në bashkëpunim me lojtarë.

“Duhet kuptuar që klubet se kanë fare të lehtë, por çdo vendim duhet të diskutohet edhe me lojtarë”, ka thënë Zhdrella.

“Nuk e shoh të arsyeshme dhe të vështirë për klubet pagesën e lojtarëve, sepse çdo klub ka buxhetin vjetor, por duhet gjetur një zgjidhje në bashkëpunim mes dy palëve, pra të klubeve dhe lojtarëve”, ka shtuar Zhdrella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat