Arbër Zeneli i drejtohet popullit me këtë mesazh

Futboll

Arbër Zeneli i drejtohet popullit me këtë mesazh

Më: 8 prill 2020 Në ora: 23:19
Arbër Zeneli

Super mesfushori sulmues i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli ka kërkuar nga populli i Kosovës që t’iu përmbahen rregullave që janë vendosur nga Qeveria e vendit për virusin Covid19. 

Ylli nga Mitrovica, që tashmë është rikthyer nga lëndimi i tmerrshëm në këtë video mesazh ka deklaruar se e gjithë bota është në gjendje kritike nga koronavirusi, por që duhet t’i mbahemi rregullave higjenike për ta mposhtur. “Populli i dashur, unë jam Arbër Zeneli. Jemi në një gjendje kritike në tërë botën, por e kam një rekomandim për popullin e Kosovës. Rekomandimi im është t’i përmbaheni rregullave të instituticioneve të vendit tonë, të cilat janë përmbajtje higjenike dhe të rrini në shtëpi sa më shumë që duhet, që t’i shmagemi infektimeve me koronavirus. Na si kombëtare na duhet mbështetje juaj kundër Maqedonisë”.

Media ditë më parë ka zhvilluar intervistë ekskluzive me Zenelin, të parën pas rikthimit në fushat e gjelbërta me fanellën e klubit francez Reims.

Rikthimin e tij e bëri në janar të vitit 2020 në barazimin e Reims kundër Monacos, duke i zhvilluar pesë minuta si zëvendësues. Ndërsa, ndaj Brest ishte vetëm pjesë e skuadrës.

Në vitin 2018, Arbëri ishte zgjedhur futbollisti i vitit i Kosovës. Deri më tani ka zhvilluar 25 ndeshje për Kosovën, duke shënuar shtatë gola.

Në janar të vitit të kaluar kaloi në klubin francez Reims, duke zhvilluar 15 ndeshje. Shënoi tre gola dhe dhuroi tre asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat