Ja kush e jep lajmin e madh për Rashicën

Futboll

Ja kush e jep lajmin e madh për Rashicën

Më: 9 prill 2020 Në ora: 13:19
Ja kush e jep lajmin e madh për Rashicën

Disa klube nga Premierliga angleze dhe Bundesliga kanë kontaktuar Werder Bremenin për Milot Rashicën.

Ylli i Kosovës ka tërhequr interesimin e shumë klubeve në Premierligë dhe Bundesligë, gjithnjë sipas njërit prej përfaqësuesve të tij, Nek Capric.

Duke folur në një intervistë për radio-stacionin italian, 'Radio Marte', Capric konfirmoi gjithashtu se edhe Napoli ka shprehur interesim për vushtrriasin.

"Ka të interesuar nga Premierliga dhe Bundesliga", ka thënë Capric.

"Ne nuk kemi qenë në kontakt direkt, por e dimë edhe interesimin e Napolit. Nëse Napoli e do Milotin, atëherë klubi italian duhet të nxitojë", tregon më tej ai.

"Ne tashmë jemi duke e vështruar situatën pasi kampionatet janë pezulluar", shtoi Capric.

Anësori nga Kosova ka bërë 24 paraqitje këtë edicion, duke shënuar dhjetë gola dhe pesë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat