Në Itali përgatiten për duelin Ronaldo-Messi

Futboll

Në Itali përgatiten për duelin Ronaldo-Messi

Më: 9 prill 2020 Në ora: 13:28
Në Itali përgatiten për duelin Ronaldo-Messi

Pas fjalëve të Masimo Moratit, që afrimi i Leo Messit te Interi nuk është i pamundur, nisën të qarkullojnë lajme për një interesim të zikaltërve për yllin argjentinas. Këto zëra filluan të shuhen pas pak ditësh, kur ish-presidenti zikaltër dha në deklaratë tjetër, duke thënë se ai po fliste si tifoz dhe nuk e kishte dëgjuar diçka të tillë nga drejtuesit.

Por për të bërë tifozët e Interit të ëndërrojnë, ka menduar televizioni argjentinas “TNT Sport”. Këta të fundit kanë konfirmuar se presidenti Steven Zhang mendon vërtetë për afrimin e Mesit dhe negociatat për këtë tashmë kanë nisur.

Lajmet nga Argjentina thonë se marrëveshja nuk është e pamundur, duke shtuar se sulmuesi gjithashtu nuk ka një marrëdhënie shumë të mirë me drejtuesit katalanas.

Interi po përpiqet ta bindë Mesin, por në fund do të jetë përsëri argjentinasi ai që do të vendosë se çfarë do të bëjë. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë duelin më të fortë mes Ronaldos dhe Mesit do ta shikonim edhe në Itali, pasi ndodhi më parë në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat