Futbollistët shqiptarë ja shtrojnë me mish në mal

Futboll

Futbollistët shqiptarë ja shtrojnë me mish në mal

Më: 9 prill 2020 Në ora: 13:45
Futbollistët shqiptarë ja shtrojnë me mish në mal

Ndërprerja e kampionatit për shkak të koronavirusit ka krijuar kolaps total, duke nisur nga problemet shëndetësore, financiare dhe sportive, pa harruar kufizimet e orareve dhe karantinën e detyruar për të gjithë.

Për futbollistët kjo pauzë ndikon më shumë për keq, pasi ata e kanë te domosdoshëm procesin stërvitor.

Janë disa nga lojtarët më të mirë të Kukësit, si Kristal Abazaj, Eduard Rroca dhe Gëzim Krasniqi, të cilët së bashku me mbrojtësin e Tiranës, Albi Doka dhe disa miq të përbashkët kanë dalë për piknik së bashku, e padyshim për vrapime në Shëngjergj të Tiranës, një zonë ku mbizotëron ajri i pastër.

Një mënyrë kjo për të larguar stresin, por edhe për t’u relaksuar paksa në natyrë. Një foto e postuar në rrjetet sociale nga Krasniqi ka ngjallur kureshtjen e shumë shokëve, por gjithashtu të futbollistëve të njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat