Ferdinand tregon pse nuk u transferua te Barcelona

Futboll

Ferdinand tregon pse nuk u transferua te Barcelona

Më: 9 prill 2020 Në ora: 14:53
Ferdinand tregon pse nuk u transferua te Barcelona

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, ka zbuluar se i ishte siguruar transferimi te Barcelona, ndërsa ishte në kulmin e fuqive të tij në “Old Trafford”. Ish-mbrojtësi qendror ishte “postblloku” i “Djajve të Kuq” gjatë karrierës 12-vjeçare aty, ndërsa e fitoi titullin e Premier League në gjashtë raste, bashkë me një Champions.

Qëndrimi i Ferdinand në “Teatrin e Ëndrrave” ishte pothuajse i rrezikuar, kur Barcelona dhe Frank Rijkaard deshën ta merrnin në “Camp Nou”, pas triumfit evropian të klubit të tij në vitin 2008.

Kur u pyet për lidhjet e tij me Barcelonën në “BT Sport”, Ferdinand tha: “Isha shumë afër kalimit atje. Ka pasur diskutime me agjentin tim, Barça ishte mjaft këmbëngulëse. Unë do të flisja me Riijkard, jo për të shkuar atje, por për t’i dëgjuar ndjenjat e tij. Kjo ndodhi në të vërtetë pas ndeshjes me Barcelonën, ku barazuam 0-0. Në tunel, pas ndeshjes, folëm. Unë gjithmonë thosha se do të shkoja jashtë shtetit e të luaja, por e vetmja gjë që do të më ndalonte ndonjëherë ishte suksesi në shtëpi. Dhe isha me fat që gjeta një klub të shkëlqyeshëm si Manchester United, prej nga ishte pothuajse i pamundur largimi im”.

“Ne e mposhtëm Barcelonën dhe u bëmë kampionë evropianë. Pra, nuk kisha pse të lija kampionët evropianë e të shkoja në një ekip tjetër në tranzicion. Në atë kohë, Xavi, Iniesta, Messi…, nuk ishin lojtarët që spikatën tri, ose katër vite më vonë. Ishte një peizazh shumë i ndryshëm në atë kohë te Barcelona”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat