Pioli largohet në fund të sezonit

Futboll

Pioli largohet në fund të sezonit

Më: 9 prill 2020 Në ora: 15:35
Pioli largohet në fund të sezonit

Stefano Pioli nuk do të konfirmohet si trajner i Milanit edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas Sky Sport, drejtuesit rosoner kanë vendosur që mos të vazhdojnë më me 54 vjeçarin duke filluar një projekt të ri.

Synimi I tyre është që të bindin Rangnick për të marrë stolin, ku gjithashtu do t’i japin edhe rolin e drejtuesit teknik.

Megjithatë, nëse kjo pistë do të dështoj, atëherë alternativat janë të nënshkruaj me Marcelino ose Unai Emery.

Gjithashtu ardhja e Ragnick nënkupton se edhe Paolo Maldini do të largohet nga pozita e tij si drejtor teknik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat