Për rekord

Futboll

Për rekord

Më: 9 prill 2020 Në ora: 15:39
Për rekord

Ylli i Kosovës mund të bëhet lojtari më i shtrenjtë ndonjëherë i Superligës turke nëse shitet jashtë për 25 milionë euro

Vedat Muriqi mund ta shkruajë emrin e tij në histori të futbollit turk gjatë verës që vjen.

Muriqi pritet të largohet nga Fenerbahçe pas përfundimit të sezonit aktual.

Sipas raportimeve të mediave turke, përfaqësuesi kosovar mund të shitet 25 milionë euro.

Interesimin më serioz për shërbimet e tij e kanë shfaqur Tottenhami dhe Lazio.

Të dyja klubet janë të gatshme ta paguajnë shumën e kërkuar nga gjiganti turk. Me këtë rast, prizrenasi do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë që e ka shitur ndonjëherë Fenerbahçe. Klubi turk më së shtrenjti e kishte shitur lojtarin Elvir Balic në Real Madrid për 21 milionë euro në vitin 1999.

Muriqi po ashtu mund të bëhet lojtari më i shtrenjtë i shitur edhe në Superligën turke.

Momentalisht primatin e mban Cenk Tosun, i cili ishte transferuar në Everton në vitin 2018 për 22,5 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat