Klubi i Superligës nuk do t’i zvogëloj pagat

Futboll

Klubi i Superligës nuk do t’i zvogëloj pagat

Më: 9 prill 2020 Në ora: 15:58
Klubi i Superligës nuk do t’i zvogëloj pagat

Janë bërë 1 muaj që prej zhvillimit të ndeshjes së fundit në Superligën e Kosovës në futboll, e gjitha kjo si shkak i përhapjes së koronavirusit.

Ndërsa, së fundi në Kosovë është debatuar lidhur me pagat e futbollistëve, ndaj të cilëve edhe kërkohet një gjë e tillë, si shenj ndihme ndaj klubeve të cilat po përballen në këtë krizë financiare.

Këtë situatë për Olle e ka komentuar drejtori sportiv i Dukagjinit, Fabian Veseli.

Sipas tij, në radhët e skuadrës ku ai është pjesë, nuk do të ketë ulje të pagave për futbollist.

“Nuk mendojmë të ketë zbritje edhe pse vështirësi kemi mjaft, por mendoi se nuk është në rregull zbritja e pagave”, tha fillimisht Veseli.

“Bizneset thuajse nuk po funksionojnë fare dhe e di që do të jetë e vështirë në këtë kohë pandemie, por për mendimin tim, lojtarët janë ata që duhet respektuar e ndihmuar në këtë kohë”, tha tutje Veseli.

Kjo tregon se skuadra e Dukagjinit po tregohet mjaft humane me lojtarët e tyre, edhe pse gjenden në pozitën e fundit në tabelë.

Madje, kjo skuadër është pretendenti kryesor për rënie nga liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat