Jansa ka reaguar shumë ashpër ndaj kreut të UEFA-s, duke e quajtur si kriminel

Futboll

Jansa ka reaguar shumë ashpër ndaj kreut të UEFA-s, duke e quajtur si kriminel

Më: 9 prill 2020 Në ora: 16:54
Jansa ka reaguar shumë ashpër ndaj kreut të UEFA-s, duke e quajtur si kriminel

“Krimineli nuk e ndaloi futbollin me kohë”, presidentit Ceferin i vihen kundra

Ditët e fundit presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin në një intervistë të dhënë, kishte kritikuar ashpër masat e marra nga qeveria sllovene, për situatën e vështirë nga Koronavirusi.

Kjo intervistë nuk i ka pëlqyer aspak kryeministrit slloven, Janez Jansa që ka reaguar shumë ashpër ndaj kreut të UEFA-s, duke e quajtur si kriminel që nuk e ndaloi futbollin më shpejt.

“Ndeshja mes Atalantës dhe Valencias, ishte si një bombë që përhapi virusin. Ishte një vendim penal që ajo ndeshje të luhej. Mijëra njerëz vdiqën në Itali dhe Spanjë, kjo për shkak se nuk u ndaluan ndeshjet e futbollit.

Kjo ndodhi për shkak të lakmisë së UEFA-s për para, pavarësisht se OBSH-ja kishte ngritur alarmin për rrezikun. Krimineli nuk e ndaloi futbollin në kohë.”, u shpreh Jansa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat