UEFA sqaron alarmin e shtypit britanik!

Futboll

UEFA sqaron alarmin e shtypit britanik!

Më: 9 prill 2020 Në ora: 17:42
UEFA sqaron alarmin e shtypit britanik!

Nëpërmjet një zëdhënsi, UEFA ka përgënjeshtruarb mundësinë për të kufizuar qytet pritëse që në vitin 2021 do të presin Europianin e futbollit që ishte parashikuar këtë verë por që u shty si pasojë e emergjencës së koronavirusit Covid-19.

“UEFA Euro 2020 do të zhvillohet mes 11 qershorit dhe 11 korrikut 2021 me qëllimin për të pasur të njëjtin calendar të ndeshjeve dhe qyteteve pritëse”, tha zëdhënësi i UEFA-s për kanalin britanik “Sky Sports News”.

“Gjithësesi, në këtë fazë programi i ndeshjeve nuk është zyrtarisht i konfirmuar. UEFA është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha 12 qytetet pritëse mbi këtë çështje dhe nëse do të jetë e nevojshme, lajmërimet e reja do të vijnë në momentin e duhur”.

Kontaktet me 12 qytetet pritëse (Amsterdam, Baku, Bilbao, Bukuresht, Budapest, Kopenaghen, Dublin, Gllasgou, Londër, Mynih, Romë dhe Shën Pjetërburg) po i mban Martin Kallen, CEO i UEFA Events.

Lajmi se do të reduktohej numri i qyteteve ishte publikuar nga shtypi britanik dhe UEFA menjëherë ka hedhur poshtë këtë mundësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat