Sulmuesi i njohur: Barcelona provoi të nënshkruante me mua

Futboll

Sulmuesi i njohur: Barcelona provoi të nënshkruante me mua

Më: 9 prill 2020 Në ora: 18:20
Wissam Ben Yedder

Wissam Ben Yedder, ish-sulmuesi i Sevilla që tani luan për Monacon dhe është golashënuesi më i mirë në Ligue 1 me Kylian Mbappé të PSG me 18 gola, ka zbuluar se Narcelona ka bërë një numër përpjekjesh për të nënshkruar me të gjatë vitit të kaluar.

“Unë kam qenë në gjendje të shkoj atje në afatin kalimtar të dimrit, por në fund, asgjë nuk ndodhi”, i tha ai Onze Mundial.

“Dhe ata gjithashtu pyetën për mua disa herë verën e kaluar”.

Dhe, për çuditërisht, 29-vjeçari është krenar për interesin e kampionëve të La Liga.

“Kjo tregon që unë jam duke e bërë punën time mirë tani. Por unë gjithmonë kam qëndruar profesional dhe jam përqendruar në atë që po bëj me Monacon. Duke thënë këtë, interesi i Barçës mund të ju nxisë disi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat