Skuadra e Lazio vazhdon të kalkulojë në Strakoshan.
Përkundër interesimit të madh për portierin e Lazio, Thomas Strakosha, romakët nuk mendojnë të dorëzohen nga lojtari.
Portieri i kombëtares së Shqipërisë, i cili mbron ngjyrat e Lazio, kërkohet edhe në Premierligë, por skuadra e tij nuk është gati të heq dorë nga ai.
Kontrata e Strakosha skadon në vitin 2022, por ‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se atij do t’i ofrohet dyfishim i pagës, për të vazhduar deri në vitin 2025.
Aktualisht, shqiptari fiton rreth 1.2 milionë euro për sezon, kurse me kontratën e re ai do t’i afrohej shifrës së 2.5 milionë eurove.
Tottenham Hotspur është një nga skuadrat që mund t’i prish planet e Lazio.