Joe Hart drejt Superligës së Turqisë

Futboll

Joe Hart drejt Superligës së Turqisë

Më: 9 prill 2020 Në ora: 22:55
Joe Hart

Portieri i njohur anglez, Joe Hart, mund të përfundojë në Superligën e Turqisë.

Sipas raportimeve të ‘DailyMail’, Besiktas po konsiderojnë një lëvizje për portierin e Burnley, Joe Hart.

Gjiganti turk do të tentojë të ketë ish reprezentuesin e Anglisë si zëvendësues të Loris Kariues.

Karius pritet të kthehet në ‘Anfield’ pas dy viteve huazim në Besiktas, edhe nëse Liverpool do të jetë vetëm si urë lidhëse për ndonjë transferim tjetër.

Besiktas mund ta transferojë lojtarin me parametra zero, kur kontrata e tij me Burnley të skadojë më vonë gjatë këtij viti.

Mbetet të shihet nëse ish portieri i Manchester City do të gjejë marrëveshje me Besiktas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat