Yjet që mund të transferohen falas në verën e këtij viti

Futboll

Yjet që mund të transferohen falas në verën e këtij viti

Më: 10 prill 2020 Në ora: 10:26
Yjet që mund të transferohen falas në verën e këtij viti

Vera e vitit 2020 do të jetë një mundësi e mirë për shumë klube të transferojë me kosto zero disa yje të futbollit.

Shumë futbollistë janë në fund të kontratave me klubet e tyre, dhe nuk duket se do të ketë bisedime për vazhdimin e tyre.

Në mesin e tyre janë edhe disa yje të Chelsea.

Willian, Oliver Giroud dhe Pedro, do të mund të lëvizin lirshëm me të përfunduar sezonin, pasi janë në fund me kontratat e tyre.

Te Manchester City, do të largohet David Silva, ndërsa te PSG, Edinson Cavani dhe Thiago Silva.

I lirë për t’u transferuar do të jetë edhe mbrojtësi i Tottenham, Jan Vertonghen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat