Për tifozët e futbollit: Sot luhet një ndeshje, mos e humbni

Futboll

Për tifozët e futbollit: Sot luhet një ndeshje, mos e humbni

Më: 10 prill 2020 Në ora: 10:41
Ilustrim

Të gjitha kampionatet e futbollit në Evropë janë pezulluar shkaku i përhapjes së COVID-19.

Por, ekziston një vend që nuk dëshiron të dëgjojë për këtë gjë, dhe futbolli po luhet normalisht, dhe sezoni sapo ka nisur.

Bëhet fjalë për kampionatin e Bjellorusisë, që sot vazhdon me ndeshjet e xhiros së katërt.

Me fillim nga ora 18:00, Neman takohet me Belshinan, dhe kjo është ndeshja e vetme në orar sot në Evropë.

Në mediet sportive në Evropë, po raportohet për këtë ndeshje, ku u bëhet thirrje tifozëve të futbollit, se sot kanë mundësi të shikojnë këtë ndeshje, në kohën kur sporti më i dashur në botë, vazhdon pezullimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat