Milan – Donnarummas, vijnë lajme të reja nga Italia

Futboll

Milan – Donnarummas, vijnë lajme të reja nga Italia

Më: 10 prill 2020 Në ora: 10:43
Gianluigi Donnarumma

Gianluigi Donnarumma ende nuk e ka të sigurt nëse do të vazhdojë qëndrimin në Milan.

Gazeta italiane Gazzetta dello Sport shkruan se portieri i Milani, Gianluigi Donnarumma, është në dilemë të madhe për të ardhmen e tij, pasi që nuk e ka të qartë se a duhet të qëndrojë besnik ndaj Milanit apo duhet t’i ndjekë ambiciet e veta.

Rinovimi kontrovers i kontratës së Gianluigi Donnarummas në vitin 2017 i kishte befasuar shumë tifozë, megjithatë ajo kontratë pritet të skadojë në qershor të vitit 2021 dhe lojtari tani duhet të marrë sërish vendim për të ardhmen e tij.

Ende asnjë marrëveshje nuk është arritur mes dy plaëve dhe kjo bën që Milani të mendojë edhe për shitjen e tij këtë verë, në mënyrë që të mos rrezikojë ta humbë atë për asnjë cent gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Donnarumma deri më tani e ka kaluar të gjithë karrierën e tij në Milan dhe shpeshherë e ka shprehur dashurinë e tij për kuqezinjtë, megjithatë interesimi i disa prej klubeve të tjera të mëdha evropiane ia ka shtuar atij këtë dilemë.

Gazzetta dello Sport shkruan se tani negociatat për rinovimin e kontratës së portierit kanë ngecur, përkundër që klubi e kupton se sa e rëndësishme është të arrijë marrëveshje sa më shpejt me portierin.

Gazeta thekson se Milani është i vetëdijshëm që shitja gjatë këtij afati kalimtar të verës mund të mbetet opsioni i vetëm për ta, përderisa drejtorët shqetësohen se çmimi i Donnarummas ka rënë në 25-30 milionë euro, shkaku i situatës së kontratës së tij dhe krizës së koronavirusit që i ka dëmtuar klubet edhe në aspektin financiar.

Pasi që Milani aktualisht është në pozitën e shtatë në tabelën e Serisë A dhe rrezikon të mbetet jashtë garave evropiane për edicionin e ardhshëm të garave evropiane, Donnarumma është duke e shqyrtuar mundësinë e nisjes së një tjetër sfide me një klub tjetër.

Lideri i Serisë A, Juventusi, është përfolur si njëri ndër destinacionet potenciale për Donarumman, por për 21-vjeçarin janë interesuar edhe shumë klube të tjera në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat